
TIRANË- Axel Hoxhaj është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Ai u shpall fajtor për vrasjen e Stiven Toshkësit, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në kryeqytet. Fajtor për "moskallëzim krimi” është shpallur edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt, i cili ishte gjithashtu prezent në momentin e vrasjes të të riut. 20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani".
Shkaku i ngjarjes së rëndë u raportua se ishte konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, kur Aksel Hoxhaj dhe Ensi Maze i zunë pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.