Video

Inskenoi vdekjen në Pukë, Pecorelli ekstradohet drejt Shqipërisë

Ai ka shprehur shqetësimin për katër fëmijët e tij të mitur dhe prindërit, të cilët bën me dije se i ka me aftësi të kufizuara, por gjithashtu shton se nuk do ta apelojë vendimin.

F.m
Inskenoi vdekjen në Pukë, Pecorelli ekstradohet drejt
Davide Pecorelli

TIRANË- Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen në Pukë do të ekstradohet në vendin tonë për të vuajtur dënimin me 4 vite burg. Vendimi është marrë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio, pasi gjykata e Apelit e Perugias dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit në maj të vitit të kaluar. Vetë Pecorelli ka deklaruar se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se po trajtohet si një qytetar i dorës së dytë. Ai ka shprehur shqetësimin për katër fëmijët e tij të mitur dhe prindërit, të cilët bën me dije se i ka me aftësi të kufizuara, por gjithashtu shton se nuk do ta apelojë vendimin.

Aktualisht jeta e Pecorellit ka ndryshuar, ai është martuar me një shqiptare, merret me mallra luksi dhe kërkon të marrë nënshtetësinë shqiptare. Pecorelli është dënuar për mashtrim dhe zjarrvënie. Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku u gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira me disa mbetje skeletore. Më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë pranë ishullit Montecristo nga ku u shpreh se po kërkonte një thesar.

Poll

MOS HUMB