Video

Cllevio rrëfen sherrin me Noizy-n: Për tritolin u njoftova në burg 

Në seancën e sotme ka dëshmuar Kleviol Ahmeti, reperi dhe personazhi i njohur në TikTok me emrin “Cllevio”, i cili ka rrëfyer detaje nga njohja me Haxhiun dhe konflikti me reperin Noizy.

zh.ll
Cllevio rrëfen sherrin me Noizy-n: Për tritolin u njoftova në
noizy-ahmeti-cllevio

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës për procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu. Në seancën e sotme ka dëshmuar Kleviol Ahmeti, reperi dhe personazhi i njohur në TikTok me emrin “Cllevio”, i cili ka rrëfyer detaje nga njohja me Haxhiun dhe konflikti me reperin Noizy. Gjatë dëshmisë së tij, Ahmeti ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me të pandehurin dhe se njohja me Laert Haxhiun ka qenë vetëm familjare dhe që nga fëmijëria, pasi kanë jetuar pranë njëri-tjetrit në Lushnjë. Ai ka shtuar se nuk e ka takuar më që prej vitit 2020. Sa i përket raportit me Noizy, ai ka thënë se e njeh përmes karrierës së tij artistike. Sipas tij, konflikti mes tyre ka nisur nga përplasjet në muzikë, ku të dy palët kanë shkëmbyer “diss-e” dhe ofendime përmes këngëve. Cllevio ka deklaruar se më pas është përpjekur t’i kërkojë falje Noizyt në Durrës, por sipas tij është përballur me një grup prej rreth 12 personash dhe është dhunuar. Ai shton se pas ngjarjes është mjekuar në spital, por më pas është arrestuar për shkak të një mase sigurie që kishte në fuqi. Për shpërthimin me tritol në lokalin e Noizy, Ahmeti ka thënë se ka mësuar për ngjarjen nga persona të tjerë gjatë kohës që ndodhej në burg dhe ka mohuar çdo dijeni apo përfshirje, duke theksuar se nuk e di kush qëndron pas saj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB