TIRANË- Një person ka sulmuar me levë një dyqan të kompanisë One Albania. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një pikë shitjeje të kompanisë në Tiraë. Siç duket edhe nga pamjet e InfoNeës, ambienti i dyqani ka mbetur i dëmtuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
View this post on Instagram
Shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta, ashtu si edhe identiteti i autorit apo autorëve të përfshirë në ngjarje.
Ndërkohë, vlen të theksohet se kompania celulare One Albania ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes publike, e shoqëruar nga debate dhe kritika në lidhje me shërbimet dhe çështje të ndryshme të raportuara nga qytetarët. Më e fundit ishte rritja e tarifave që hyri në fuqi nga 1 maji 2026./ZËRI