TIRANË- Ende pa u mbyllur platforma e Tik Tok në Shqipëri, duket se të rinjtë e kanë gjetur zëvendësuesin. Bëhet fjalë për një aplikacion që mban emrin “Clapper”. Deri më tani, ky aplikacion nuk e ka fituar ende popullaritetin që ka “Tik Tok”, por me një vëzhgim të thjeshtë, vëmë re se të rinjtë shqiptarë po tërheqin njëri-tjetrin drejt kësaj platforme. Clapper duket se ka të njëjtën strukturë si “Tik Tok”, shpërndan video të shkurtra, sfida e të shumë llojeve të ndryshme, të cilat mund t’i shohësh në “For you page”, edhe pa ndjekur askënd apo pa pasur një llogari aktive. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e konfirmoi këtë gjë ditën e sotme, kur pas mbledhjes së qeverisë tha se shumë fëmijë tashmë po shohin një horizont të ri pas mbylljes së platformës kineze, e cila quhet Clapper.
Clapper, platforma që po zëvendëson Tik Tok në Shqipëri
Clapper duket se ka të njëjtën strukturë si “Tik Tok”, shpërndan video të shkurtra, sfida e të shumë llojeve të ndryshme, të cilat mund t’i shohësh në “For you page”, edhe pa ndjekur askënd apo pa pasur një llogari aktive.
Poll