Video

Media spanjolle i bën 'skaner' MAFIAS shqiptare

Klanet shqiptare janë të pranishme në të gjithë botën, por tani po zgjerohen edhe në Afrikën e Jugut, Azi dhe Australi – megjithëse ngritja e tyre ka qenë graduale.

F.m
Media spanjolle i bën 'skaner' MAFIAS shqiptare
Foto Ilustruese

SPANJË- Trafiku i kokainës po përjeton një zgjerim të paprecedentë më parë dhe pas këtij fenomeni qëndron e ashtuquajtura "mafia shqiptare". Kokaina, e fshehur nëpër kontejnerë mes frutash, tonit apo dhe lëngjeve, kërkon rrugë për t'u futur në Europë. Dhe një prej tyre është Spanja!

Klanet shqiptare janë të pranishme në të gjithë botën, por tani po zgjerohen edhe në Afrikën e Jugut, Azi dhe Australi – megjithëse ngritja e tyre ka qenë graduale. Morales dhe ekipi i tij, në fakt, nuk i kanë hasur në punën e tyre deri në vitin 2018. Po atë vit, Policia Kombëtare zbuloi me habi, pas kapjes së disa shqiptarëve me rekorde për vrasje dhe krime të tjera, se nuk kishin lidhje vetëm me grabitjet me dhunë. Aftësia e tyre më e madhe ishte lëvizja e sasive të mëdha të drogës. 

Poll

MOS HUMB