Video

ALARM! Gjenden të tjera ngarkesa me mandarina shqiptare me pesticide në Evropë

Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë, përmes një deklarate u shpreh se janë asgjësuar mandarinat të cilat kishin pesticide, po ashtu do të merren masa administrative, gjobë dhe bllokim aktiviteti për shkelësit.

F.m
ALARM! Gjenden të tjera ngarkesa me mandarina shqiptare me pesticide
Mandarinat

TIRANË- Ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e klorperifosit në mandarina, sistemi i alarmit në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria.
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli, ka bërë me dije se Kroacia ka ndaluar mandarinat e eksportuara nga Shqipëria pasi kanë konstatuar tjetër rast të pesticidit klorperifosi.
Resuli shton se kjo situatë është një këmbanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore dhe se institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë e të garantojnë që produkte të tilla të mos përfundojnë në tryezat tona.
Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë, përmes një deklarate u shpreh se janë asgjësuar mandarinat të cilat kishin pesticide, po ashtu do të merren masa administrative, gjobë dhe bllokim aktiviteti për shkelësit.
Ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjektet që tregtojnë Produkte të Mbrojtjes së Bimëve dhe Produkte Plehëruese.

Në total, të paktën 20 ton mandarina të eksportuara nga Divjaka në vendet e Bashkimit Evropian janë bllokuar dhe asgjësuar. Vende si Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania kanë bërë analizat dhe kanë vënë re se në ngarkesë ka mbetje të disa substancave të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara për tregtim në Bashkimin Evropian. Po ashtu, disa ngarkesa janë ndaluar edhe në Kosovë, teksa janë duke kryer analizat mbi produktin.
Klorperifosi dhe fosmeti janë dy llojet e pesticideve që janë zbuluar në mandarinat që vijnë nga Shqipëria. Klorperifosi nuk është një pesticid që aplikohet për herë të parë në bujqësinë tonë, përkundrazi ka dy hipoteza se përse mandarinat e Konispolit, Lushnjës dhe Beratit dolën të ngarkuara me këto kimikate.
Për shkak të përdorimit të klorperifosit në vitet e kaluara në këto territore mundet që këto mbetje janë përsëri në tokë ose ujë dhe kështu kalojnë në bimë, dhe një rrugë tjetër është që fermerët të kenë përdorur këto pesticide në spërkatje. Bashkimi Europian, klorperifosin dhe fosmetin i ka hequr nga përdorimi përkatësisht në vitin 2022 dhe 2020, pasi u konfirmua se këto dy preparatë kishin efekte negative në shëndetin e njeriut. Futja e këtyre dy pesticideve bëhet nëpërmjet rrugës së kontrabandës dhe shitet nën dorë nga farmacitë bujqësore.

Poll

MOS HUMB