Video

Dhunë e grushte në protestën e Opozitës

Edhe kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me forcat blu.

F.m
Dhunë e grushte në protestën e Opozitës
Protesta

TIRANË- Dhunë, përplasje dhe grushte! Këto fjalë mund ta përshkruajnë protestën e Opozitës që u zhvillua këtë pasdite dhe bllokoi për mbi tre orë pesë akses kryesore të kryeqytetit. I pranishëm ishte edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha. Ndërsa deputeti Flamur Noka është filmuar teksa qëllon dhe shtyn vazhdimisht një nga efektivët e policisë që është edhe shefi i komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës. Edhe kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me forcat blu. Ai ka ndërhyrë mes disa efektivëve që tentuan të shoqërojnë një prej protestuesve. Ndërsa Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat. Kryedemokrati Berisha u shpreh se Gjekmarkaj është goditur nga policia. Opozita po zhvillon protesta prej muajsh pasi kërkon qeveri teknike.

Poll

MOS HUMB