Video

Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet ende në territorin e Shqipërisë dhe kërkimet vijojnë.

F.m
Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj
Fran Frrokaj

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur. Ish-zyrtari u lirua pak kohë më parë pasi përfitoi nga aministia, por ai pritej të rikthehej sërish në qeli, pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm dyfishoi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lezhës, duke e çuar në 2 vite e 8 muaj heqje lirie. Gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli, Frrokaj nuk është gjetur në banesë. Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet ende në territorin e Shqipërisë dhe kërkimet vijojnë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar ilegalisht nga territori i vendit. Ish-zyrtari u dënua për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave tek Rana e Hedhun.

Poll

MOS HUMB