Video

Biznesmenë dhe deputetë! Kush janë të përzgjedhurit e Ramës

Emri i parë që bie në sy është Marjana Koçeku, e cila është aktive në fushën e Agroturizmit. Marjana Koçeku zotëron “Neomalësore”, një bujtinë në afërsi të Liqenit të Komanit.

F.m
Biznesmenë dhe deputetë! Kush janë të përzgjedhurit e
Biznesmenët

TIRANË- Risi ose jo, biznesmenët janë pjesë e listës së Partisë Socialiste dhe do të kandidojnë për një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Emri i parë që bie në sy është Marjana Koçeku, e cila është aktive në fushën e Agroturizmit. Marjana Koçeku zotëron “Neomalësore”, një bujtinë në afërsi të Liqenit të Komanit. Marjana Koçeku është e para në listën e Shkodrës, në listën e mbyllur. Emri i saj ka dalë nga portali “Deputeti që duam”. Tre emrat e tjerë që janë aktivë në fushën e biznesit janë Vullnet Sinaj, Vasil Llajo dhe Xhemal Qefalia.

Vullnet Sinaj është një emër i njohur tashmë si në Kuvendin e Shqipërisë ashtu edhe në fushën e biznesit. Ai zotëron rrjetin e marketeve “Big Market”, ndërsa në sallën e Kuvendit është parë kryesisht i heshtur si deputet, edhe pse po garon për mandatin e tretë. Sinaj ka reaguar kryesisht pasi u vu në shënjestrën e opozitës, e cila pretendon se ai ka shkelur pikën 3 të nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë, që thotë: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre". Një tjetër fakt i përmendur nga opozita, gjatë përballjeve me Sinajn në Këshillin për Mandatet, është një raport i Transparency International, ku thuhet se deputeti dhe qeveria kanë ndryshuar ligjin për TVSH-në që favorizonte në mënyrë të drejtpërdrejtë rrjetin e bizneseve Big Market. Vasil Llajo mund të mos jetë një emër shumë i dëgjuar, por ai ka në pronësi dhe administron një nga laboratorët më të mëdhenj të analizave në Shqipëri, Intermedica. Emri i Vasil Llajos është i pari në qarkun e Vlorës, në listën e hapur. Xhemal Qefalia është një nga emrat më të dëgjuar, duke qenë se bashkë me familjarët e tij zotërojnë edhe biznese të njohura në vend. Qefalia ka dalë deputet nga listat e Partisë Socialiste që në vitin 2017 dhe tashmë po lufton për një mandat të tretë në listën e hapur në qarkun e Tiranës. Qefalia bashkë me familjarët e tij zotërojnë “Select Group”.

Poll

MOS HUMB