Video

Berisha 'shtyn' Ndriçim Xhepën

Kryedemokrati Sali Berisha u përfshi në një "incident".

k.m.
Berisha 'shtyn' Ndriçim Xhepën
Sali Berisha dhe Ndriçim Xhepa

TIRANË- Ditën e sotme u zhvilluan homazhet sot për nder të aktorit të shquar Mirush Kabashi. Personalitete të vendit, kolegë dhe politikanë shkuan pranë Muzeut Historik të Tiranës për t'i dhënë lamtumirën e fundit aktorit nga Durrësit. Një prej tyre ishte dhe kryedemokrati Sali Berisha, i cili u përfshi në një "incident". Teksa për kolegun, me të cilin ka ndarë shumë role, po fliste aktori Ndriçim Xhepa nga pas i erdhi kryedemokrati Berisha. Pasi priti për disa sekonda, Berishës i humbi durimi dhe iu afrua mediave për të mbyllur edhe ai prononcimin e tij. 

“Bëni andej,”-i tha Berisha mediave që e pritën për t'i marrë një prononcim, ndërsa Ndriçim Xhepa u largua. Por jo pa e lëshuar një pasthirrmë: Ou! 

Në fytyrë e tregoi se gjesti i Berishës për të marrë fjalën sa më shpejt ishte mungesë respekti për të. Tek e fundit e detyroi të ndërpriste intervistën për të folur vetë./ZËRI

Për më tepër shihni videon:

Poll

MOS HUMB