Video

VD- Përmbyset gondola në Venecia, fajtorë ishin turistët

Manovra e gondolierit kërkonte ekuilibrin maksimal të peshës në bord, por pasagjerët thuhet se injoruan urdhrat.

k.m.
VD- Përmbyset gondola në Venecia, fajtorë ishin turistët
Pamje nga incidenti

ITALI- Një grup turistësh ranë në një kanal në Venecia kur gondola me të cilën po lundronin u përmbys pasi ata injoruan udhëzimet e gondolierit. Sipas Guardian, gondolieri, i cili kishte tentuar të kryente një manovër të vështirë teksa drejtonte varkën nën një urë pranë sheshit të Shën Markut.

Por të gjithë përfunduan nën ujë. Manovrimi i gondolierit nën urë kërkonte ekuilibrin maksimal të peshës në varkë, por pasagjerët thuhet se injoruan urdhrat e tij për t'u ulur, por vazhduan të bënin selfie e si pasojë varka u përmbys.

Një postim në faqen në Instagram të "Venezia Non è Disneyland" (Venecia nuk është Disneyland), u bë me dije se pasi ishin nxjerrë nga uji, grupi me turistë ishin dërguar në një vend të sigurt, në teatrin La Fenice aty pranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB