Video

Fëmijët rusë qëllojnë mbi portretin e Biden

Mediat kanë publikuar imazhet 'tronditëse' nga një qytet në Rusi, ku fëmijët mësojnë të qëllojnë me armë mbi portretet e liderëve perëndimorë.

D.XH
Fëmijët rusë qëllojnë mbi portretin e Biden
Zelenskyy dhe Biden

MOSKË - Një grup fëmijësh rusë kanë demonstruar aftësitë e tyre të gjuajtjes me armë, duke përdorur si objektiv fotot e Presidentit Joe Biden, homologut të tij ukrainas Volodymr Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gazeta e kontrolluar nga qeveria ruse ‘Argumenty i Fakti’,  (Argumenti dhe faktet) raporton sesi imazhet e liderëve botërorë ishin vendosur në një poligon të vogël të qitjes në një shkollë teknike në qytetin siberian Tomsk, rreth 1800 milje në lindje të Moskës, të shtunën më 2 dhjetor. Këshilltari ukrainas për punët e brendshme Anton Gerashchenko postoi një video të shkurtër në të cilën dëgjohet zhurma e armëve, me të cilat qëllojnë fëmijët.

Gerashchenko shkroi se në Rusi, fëmijët mësojnë patriotizmin, duke qëlluar mbi Biden, Zelenskyn dhe Stoltenbergun. Praktika e qitjes ishte ndër ngjarjet e festivalit të dytë vjetor "Luftëtari Paqësor i Federatës Ruse", të mbajtur në Kolegjin Komunal dhe Ndërtimor në Tomsk. Rusia ka pushtuar Ukrainën, ndërsa tensionet mes Moskës e Perëndimit janë në kulmin e tyre./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB