SHBA- Punonjësit e McLaren në Boston u përballën me një pamje shumë të pakëndshme kur mbërritën në punë. Dy Lamborghini shumë të shtrenjta dhe të rralla ishin hequr nga garazhi i dyqanit pa e vënë re askush. Pasi thirrën Policinë, punonjësit e koncesionerit iu drejtuan kamerave të regjistrimit dhe aty shumica e pyetjeve të tyre morën zgjidhje.
Në orët e para të mëngjesit, dy grabitës iu afruan makinave të pashqetësuar, hynë si 'zotërinj' brenda makinave dhe u larguan brenda disa sekondave. Sigurisht e çuditshmja e rastit është se si është e mundur që grabitësi të hapë makinën, por Policia po punon ende për të zbardhur rastin.
Ka shumë gjasa që të jetë përdorur ndonjë pajisje elektronike apo çelës që thjesht hapi dhe ndezi makinën.
Një tjetër skenar është se grabitësit kanë vizituar koncesionarin pak ditë më parë dhe duke u shtirur si klientë, kanë marrë në dorë çelësat, të cilët kanë arritur t'i kopjojnë. Gjithsesi Huracan dhe Urus u zhdukën dhe askush nuk e di se ku ndodhen./ZËRI