Video

Ankohet Plarent Dervishaj: Më rrezikohet jeta

Ai tha se gjatë ditëve që u mbajt i ndaluar, nuk u lejua që të fliste me avokatin e tij.

F.I
Ankohet Plarent Dervishaj: Më rrezikohet jeta
Plarent Dervishaj

TIRANË-Plarent Dervishaj ka dalë sërish para Gjykatës së Posaçme, për t’u njohur me një tjerër masë sigurie, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut. Për këtë ngjarje ndaj Dervishajt është dhënë një masë sigurie ‘arrest me burg’ në mungesë, e cila u la në fuqi edhe sot nga GJKKO. Dervishaj pretendoi në seancë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjet për të cilat akuzohet, dhe se autoritetet në Dubai i kanë thënë se i rrezikohej jeta nga një atentat që po përgatitej kundër tij. Në dëshminë e tij, Dervishaj tha se në datën 6 Gusht, forcat speciale të Dubait i kanë hyrë me forcë në banesë, për ta depërtuar 10 ditë më pas drejt Shqipërisë. Ai tha se gjatë ditëve që u mbajt i ndaluar, nuk u lejua që të fliste me avokatin e tij.

Gjatë ditës së djeshme, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, u njohën me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për atentatin e organizuar kundër prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku./ZËRI

Poll

MOS HUMB