
TIRANË- SPAK ka sekuestruar pasuritë e Alket Hatijas, i cili njihet ndryshe edhe si “Zoti i Drogës”. Bëhet me dije se janë sekuestruar apartamente, garazhe, makina dhe aksione kompanie që arrijnë një vlerë të lartë pasurie. Sipas SPAK, këto pasuri dyshohen se rrjedhin nga aktivitete kriminale. Hatija, një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, u arrestua në gusht të vitir 2023 në Durrës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. 50-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 10 vite burgim. Hatija akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë.
Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro. Hatija njihet si një trafikant i “pastër”, dhe se nuk e prekte asnjë gram të substancës me dorë, por në sajë të telefonatave, ai ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha drogë./ZËRI