
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ambasadat kanë reaguar njëra pas tjetrës pas ‘luftës’ mes akuzave e kundërakuzave që po zhvillohet ditët e fundit mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë me dije se ka ndjekur me shqetësim të gjitha reagimet publike të Metës lidhur me punën e Dumanit, duke shtuar se e dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe intimidimin që po i bëhet kreut të SPAK si dhe duke e cilësuar Metën si "subjekt të përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë". Ambasada Amerikane shkruan se qëndron në krah të prokurorëve të SPAK. Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka shprehur gjithashtu mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri shkruan se sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci dhe i konsiderojnë të papranueshme deklaratat e Metës.
-
-
Përplasja Meta-Dumani
16 Prill, 18:41 -