
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nisur ‘spastrimin’ e partisë dhe ka zbuluar ndryshimet që do të ndodhin në strukturën e kësaj force politike. Ai është shprehur se Partia e Lirisë ku nuk do të ketë më kryetar, por president. Vetë Meta shpalli kandidaturën për president, ndërsa ftoi këdo që të përballet me të, përfshirë dhe bashkëshorten, Monika Kryemadhi. Por shtoi se nëse njëri prej tyre do të zgjidhet president, për tjetrin nuk do të ketë vend në komitetin drejtues. Krahun e djathtë të tij, Ilir Meta, ka zgjedhur Erisa Xhixhon, në postin e zv/presidentes. Ai prezantoi Tedi Blushin si kandidat për sekretar të përgjithshëm të Partisë, por nuk i ndali akuzat për tradhtarë brenda Partisë së Lirisë teksa foli dhe për njerëz që kanë vendosur çmika. Një ditë më parë u dorëhoq Endrit Brahimllari që paralajmëroi dhe largimin e Elona Gurit. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë brenda Partisë së Lirisë.