Video

Përplasja Meta-Dumani

Meta e ka akuzuar Dumanin se ka zhvilluar dhe takime me Charles McGonigal.

F.m
Përplasja Meta-Dumani
Nuredin Dumani dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është përfshirë në një valë përplasjeje me akuza me Kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. I ftuar në “Opinion” dhe në deklarata të vazhdueshme, Meta e ka akuzuar Dumanin se është i kapur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. SPAK-un, Meta e ka konsideruar organizatë politike që merret me kryedemokratin Sali Berisha për të shkatërruar opozitën dhe me Ilir Metën për llogari të krimit të organizuar. Meta e ka akuzuar Dumanin se ka zhvilluar dhe takime me Charles McGonigal. Për këtë akuzë, kreu i SPAK u përgjigj përmes një interviste për CNA, ku deklaroi se nuk e njeh fare McGonigal dhe se nuk e ka takuar kurrë. Por, pavarësisht përgjigjes, Meta vijoi edhe sot akuzat ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar dhe si kushëri të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Sipas Metës, Dumani i ka dërguar patronazhistë që të largohej nga vendi, njësoj siç bëri Arben Ahmetaj. Ai madje shtoi se Altin Dumani ka shpresa që të bëhet kryeministër gjë pë të cilën po qesh e gjithë Shqipëria.

 

Poll

MOS HUMB