Video

Meta dhe Kryemadhi firmosin divorcin politik!

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk i kurseu kunjat për të shoqin, me të cilin marrëdhënia politike nuk ka qenë asnjëherë e qetë.

F.m
Meta dhe Kryemadhi firmosin divorcin politik!
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Ndarja mes kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, duket se është pranë zyrtarizimit. Vetëm pak minuta pasi Meta foli për ristrukturimin e partisë dhe tha se në Komitetin Drejtues nuk ka vend për të dy, Kryemadhi ka dalë me një reagim të fortë. Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk i kurseu kunjat për të shoqin, me të cilin marrëdhënia politike nuk ka qenë asnjëherë e qetë. Pa i përmendur emrin, Kryemadhi shkruan se bashkëshorti i saj, në një farë mënyre po i shërben kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe me protagonizmin politik, po shfokuson vëmendjen nga inceneratorët.

 

Poll

MOS HUMB