Video

Drogë për VIP-at në ish-Bllok, çmontohet grupi me në krye dy vëllezërit furnitorë

Gjatë operacionit të koduar "Blloku 33", u sekuestruan pothuajse 2 kg kokainë dhe 450 gramë heroinë.

F.m
Drogë për VIP-at në ish-Bllok, çmontohet grupi me në
Durim Gurzi dhe Artur Gurzi.

TIRANË- 25 persona janë vënë në pranga gjatës në Tiranë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar për të çmontuar grupin që shiste drogëra të forta në kryeqytet, kryesisht në klubet në zonën e ish-Bllokut. Gjatë operacionit të koduar "Blloku 33", u sekuestruan pothuajse 2 kg kokainë dhe 450 gramë heroinë. Grupi dyshohet se drejtohej nga dy vëllezërit e identifikuar si Durim Gurzi dhe Artur Gurzi.

Vëllai i tyre i tretë është shpallur në kërkim bashkë me shtatë persona të tjerë. Vëllezërit Gurzi dyshohet se ishin furnitorët e grupit që shpërndante drogë në ish-Bllok, Selitë, Shkolla e Bashkuar e shumë zona të tjera të kryeqytetit. Shumë nga personat e vënë në pranga janë stafet e klubeve të natës si kamerierë, banakierë, etj, ndërsa njëra është vajzë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB