Video

BKH e SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e Ergys Agasit

Me urdhër të prokurorit Bledar Maksuti janë ushtruar kontrollë në banesën dhe bizneset e tij në Durrës dhe në Tiranë.

k.m.
BKH e SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e Ergys Agasit
Ergys Agasi

TIRANË- Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë ushtruar kontrolle me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në banesën e ish-kreut të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi. Me urdhër të prokurorit Bledar Maksuti janë ushtruar kontrollë në banesën dhe bizneset e tij në Durrës dhe në Tiranë. Por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar nga SPAK. Po ashtu, nuk dihet se përse akuzohet Agasi.

Ndërkohë burime jo zyrtare në media të tjera raportojnë se ka pasur edhe urdhër-arreste të prera nga SPAK, por nuk dihet me saktësi nëse kanë arrestuar apo jo, Ergys Agasin apo persona të tjerë. Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i ish-deputetit socialist, Bardhyl Agasi, i cili ka qenë Sekretar i Partisë Socialiste në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Fatos Nano. Edhe pse i ati ka qenë socialist, në skenën politike Ergys Agasi u integrua në asokohe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai ka mbajtur postin e kreut të Inspektoratit të Mjedisit. Pas dorëheqjes, ai u integrua në strukturat e PS-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB