Video

Shkarkohet Veliaj! Manastirliu kandidate për Tiranën

Rama i kërkoi Këshillit të Ministrave, shkarkimin e Veliajt, brenda 7 ditëve të ardhshme.

F.I
Shkarkohet Veliaj! Manastirliu kandidate për Tiranën
Veliaj-Manastirliu-Rama

TIRANË- Vjeshta nis me zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës! Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Asamblesë së Tiranës ka njoftuar shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 7-muajsh. Rama i kërkoi Këshillit të Ministrave, shkarkimin e Veliajt, brenda 7 ditëve të ardhshme. Kreu i qeverisë njoftoi edhe shpalljen e kandidates për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Ajo do të jetë Ogerta Manastirliu. Aktualisht Manastirliu mban detyrën e ministres së Arsimi. Rama i shprehu mbështetjen dhe tha se është figura e përshtatshme për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB