Video

"Ka bërë pazare"! Rama kritikon SPAK

Rama akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po bën “pazare për fatin e personave të hetuar”.

F.I
"Ka bërë pazare"! Rama kritikon SPAK
edi rama-spak

TIRANË- Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, në fjalimin e tij përpara Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kritikoi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke përfshirë SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe GJKKO-n (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Rama akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po bën “pazare për fatin e personave të hetuar”. Problemi sipas tij nuk është vetëm te SPAK-u, por edhe te vetë Gjykata Speciale që duhet të jetë padiskutim institucioni i drejtësisë më i fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rama kërkoi që të mos ketë devijim nga rruga e reformës në drejtësi, duke thënë se nuk do të lejojnë që “pushteti i ri i drejtësisë” të humbasë integritetin. Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste nuk ka hyrë asnjëherë në çështjet e drejtësisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB