Video

Policia e Shtetit mohon praninë e një autori të dytë në vrasjen e Martin Canit!

Përsa u përket pamjeve nga vendngjarja, Policia e Shtetit, shprehet se nuk mund t’i bëjë publike, për shkak të sekretit hetimor, pasi ngjarja është ende nën hetim.

F.m
Policia e Shtetit mohon praninë e një autori të dytë në
Martin Cani

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë zyrtare ditën e sotme, në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në deklaratën zyrtare thekson edhe njëherë se në vrasje ka qenë vetëm një person që ka qëlluar me thikë dhe se nuk ka pasur autor të dytë. Në këtë mënyrë, Policia e Shtetit dhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha që përmes një statusi e mbështeti këtë deklaratë, kanë hedhur poshtë pretendimet e babait të 14-vjeçarit që mbeti i plagosur në ngjarje, i cili akuzoi drejtpërdrejt një tjetër adoleshent. Fiqiri Meçe, babai i Luis Meçes, bazuar në deklarimet e të birit, është shprehur se Kledion Bejkaj, djali i Maksim Bejkajt, hetues Byronë Kombëtare të Hetimit ka qenë personi i dytë që ka qëlluar djalin e tij me thikë. Për Policinë e Shtetit, të gjitha mediat që kanë publikuar këtë lajm, kanë përhapur dizinformim. Përsa u përket pamjeve nga vendngjarja, Policia e Shtetit, shprehet se nuk mund t’i bëjë publike, për shkak të sekretit hetimor, pasi ngjarja është ende nën hetim.

 

 

Poll

MOS HUMB