Video

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i ‘Zotit të Drogës’, Elvis Demçe

Lori kishte tentuar të vriste Giuseppe Molisson, për t'u hakmarrë për vrasjen e Fabrizio Piscitellit, të njohur ndryshe si “Diaboliku”.

F.m
Gjendet i vdekur krahu i djathtë i ‘Zotit të Drogës’,
Elvis Demçe

TIRANË- Alessio Lori alias “chiappa”, krahui djathtë i Elvis Demçes është vrarë me një plumb në ballë. Trupi i tij u gjet pak ditë më parë në dhomën e një apartamenti me qira ditore. në via Tripoli. Pranë tij u gjet dhe një armë. Në dosjen e prokurorit Francesco Cascini ka dy pista, vrasje dhe vetëvrasje. Lori, i cili do të bënte 34 vjeç në janar, ishte në arrati prej një muaji, pasi shpëtoi nga arresti shtëpiak duke prerë byzylykun elektronik. Lori kishte tentuar të vriste Giuseppe Molisson, për t'u hakmarrë për vrasjen e Fabrizio Piscitellit, të njohur ndryshe si “Diaboliku”. Matteo Costacurta, i njohur si “Princi” dhe Lori shkuan para shtëpisë së Molisso-s duke pritur shënjestrën. Por Policia ua prishin planin. Emri i Lorit kishte dalë edhe në hetimet për ngritjen e organizatës shqiptare për të marrë nën kontroll qendrat e trafikut të drogës pas vrasjes së Pischitellit dhe ekzekutimin e prokurorit Francesco Cascini. Po në këto mesazhe u gjet edhe fotoja e 41-vjeçarit, i njohur me nofkën “Gelataro”. Ky i fundit dyshohej se kishte përmendur emrin e grupit tek Policia. Ndaj me urdhër të Demçes ishte rrëmbyer nga Lori, Cristiano Zeppettella Braçio dhe Nikolin Shkrepi. Në mesazhe Lori i kërkonte leje Demçes për ta eliminuar.

Poll

MOS HUMB