Video

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për Pëllumb Gjokën, 9 për Hasanbegajn

SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal.

F.I
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për Pëllumb
Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj

TIRANË-SPAK ka kërkuar dënimin me 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, lidhur me dosjen 'Metamorfoza'. Nga korriku i vitit 2023, Pëllumb Gjoka ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vepra të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Gjoka, akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës. SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Biznesmeni akuzohet edhe për korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërkohë Ardit Hasanbegaj, i cili ka mbajtur postin e shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës, dyshohet se i ka krijuar kushtet Behar Bajrit për atentatin ndaj Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB