TIRANË-Durim Bami, njeriu që konsiderohet nga SPAK si “i forti” i Niklës pritet të ekstradohet sot nga Dubai. Bami u arrestua në Dubai dy vite më parë, më 12 qershor të vitit 2024, teksa ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit Revanshi. Akuzat zyrtare kundër tij janë ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen”, të Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Njëherësh, Durim Bami, akuzohet nga SPAK dhe për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Në nëntor të vitit 2020, Bami i shpëtoi një atentati në Tapizë të Fushë-Krujës, ku drejt automjetit me të cilin po udhëtonte, u qëllua me breshëri plumbash. Nga qelia në Dubai, Durim Bami, kërkoi rrëzimin e ekstradimit në Shqipëri me pretendimin se në këtë vend i rrezikohet seriozisht jeta, pasi është përndjekur në mënyrë sistematike nga 18 persona, që ai i quan anëtarë të grupeve kriminale, të cilët duan ta vrasin. Ndër emrat që ai listoi ishin ish-deputeti Arben Ndoka, Behar Bajri, Emiljano Shullazi, Ervis Martinaj, Astrit e Aldo Avdylaj dhe emra të tjerë të njohur në botën e krimit.
/ZËRI