TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë enjte në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Në fjalën e tij për rreth 2 orë, Rama adresoi një sërë kritikash në drejtim të reformës në drejtësi, megjithëse reformën në drejtësi, e quajti 'investimin strategjik të PS-së edhe për brezat që vijnë. Sa i përket çështjes së Ballukut, që ka shkaktuar tensione të forta politike dhe institucionale, vetë Rama tha se do të shprehet pas raportit të Këshillit të Mandateve, duke e lënë kështu vendimarrjen përfundimtare në dorë të Kuvendit. Raportetet e socialistëve dhe demokratëve do i kalojnë Kuvendit dhe votimi pritet të bëhet në seancën e 5 marsit. Kuvendi ka një afat kohor 3 muaj për të vendosur mbi kërkesën e SPAK dhe autorizimin. Në rast se Kuvendi nuk e shqyrton kërkesën në harkun kohor të 3 muajve, atëherë kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar.
/ZËRI