TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu. Reperi ka dëshmuar lidhur me zanafillën e konfliktit me Kleviol Ahmetin, i njohur si “Cllevio”, ku deklaron se shpërthimi me tritol në lokalin dhe biznesin e tij në Durrës erdhi pas një përplasjeje fizike që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë me Cllevion. Sipas Noizy-t, Cllevio i kishte shkuar me 20 persona për ta kërcënuar dhe aty ndodhi konflikti fizik. Reperi shprehet se Kleviol Ahmeti, është i fiksuar pas tij dhe pretendon se kërkon vëmendje me çdo kusht përmes rrjeteve sociale. Në dëshminë e tij Noizy ka ngritur edhe akuza ndaj Cllevios ku shprehet se ky i fundit pas tritolit, ka paguar edhe persona nga Vlora për t’i djegur edhe një automjet.
/ZËRI