
SHKUP- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së samitit dhe panelit të parë të diskutimeve, Rama ka bërë një dalje për mediat, duke ndaluar për t'ju përgjigjur mediave vendase, shqiptare dhe të huaja. Por në një moment, i ka tërhequr vëmendjen qëndrimi i një gazetareje të dërguar për të ndjekur takimin nga media "KlanKosova".
Gazetarja ishte ulur në gjunjë teksa i bënte pyetje Ramës, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare i tërheq vëmendjen kolegëve të saj që e kanë lënë gazetaren të ulet.
REPLIKAT:
Gazetarja: Për shkak të menaxhimit të hapësirës, nuk ka telash!
Rama: Ka shumë telash se gjithë këta çuna që kanë mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen çuar për riedukim.
Gazetarja: Ama fuqia është te zëri zoti Rama, jo tek gjatësia.
Rama: Jo nuk është gjatësia e qëndrimit në këmbë, megjithatë cila ishte pyetja?/ZËRI