Video

Shtyhet gjyqi për Partizanin, mungon Berisha. Gjyqtarja kërkon të dorëhiqet

Kryedemokrati Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, munguan në seancën e parë gjyqësore për dosjen Partizani në GJKKO, ndërsa të pranishëm ishin Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

F.m
Shtyhet gjyqi për Partizanin, mungon Berisha. Gjyqtarja kërkon të
Sali Berisha

TIRANË- Ka nisur procesi gjyqësor në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”. Seanca e parë u shty dhe tjetra pritet të zhvillohet në 21 korrik ora 10:30. Kryedemokrati Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, munguan në seancën e parë gjyqësore për dosjen Partizani në GJKKO, ndërsa të pranishëm ishin Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

Përfaqësuesi i SPAK, Arben Kraja kërkoi shtyrjen e seancës duke thënë se Berisha nuk është njoftuar sipas ligjit. Malltezi i cili mbante fletëthirrjen nga OPGJ u shpreh se nuk e ka njoftuar Berishën për gjyqin. Po ashtu gjyqtarja kryesuese Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje. Gjyqtarja deklaron se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri dhe është në konflikt interesi. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa e saj për dorëheqje./ZËRI

Poll

MOS HUMB