Video

Nafta në lumin Vjosa! “Albpetrol” u vë fajin temperaturave të larta

Në lidhje me rastin është vendosur nën hetim Përparim Malaj, i cili mban detyrën e përgjegjësit në sektorin e dekantimit të naftës.

F.m
Nafta në lumin Vjosa! “Albpetrol” u vë fajin temperaturave
Albpetrol

TIRANË- Kompania “Albpetrol” ka dalë me një deklaratë zyrtare pas katastrofës mjedisore që shkaktoi derdhja e mbetjeve të naftës në lumin Vjosa. Në lidhje me rastin është vendosur nën hetim Përparim Malaj, i cili mban detyrën e përgjegjësit në sektorin e dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht, punonjës i kompanisë ku përpunohet nafta, e cila administrohet nga “Albpetrol”.

Vetë kompania shprehet se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar, i cili ka prodhuar mbetje. Sipas “Albpetrol”, deri para pak vitesh mbetjet nuk janë trajtuar dhe se ata po e zvogëlojnë çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara. Megjithatë, “Albpetrol” shton se kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve./ZËRI/

Poll

MOS HUMB