Video

Hapen kutitë e Fierit! Lapaj kërkon t'i marrë një mandat PS, Zegjine Çaushi rrezikon karrigen

Diferencat mes kandidatëve të Partisë Socialiste janë të ngushta dhe në rast ndryshimesh pas rinumërimit ato mund të ndikojnë në renditjen e tyre në listë.

F.m
Hapen kutitë e Fierit! Lapaj kërkon t'i marrë një
Foto ilustruese

TIRANË- Sot në pallatin e sportit “Farie Hoti” nis rinumërimi i plotë të 587 kutive të votimit në qarkun Fier. Procesi mund të ndryshojë përbërjen e deputetëve në Kuvend. Diferencat mes kandidatëve të Partisë Socialiste janë të ngushta dhe në rast ndryshimesh pas rinumërimit ato mund të ndikojnë në renditjen e tyre në listë.

Në zgjedhjet e 11 majit, në Fier u ndanë 16 mandate: 12 për Partinë Socialiste dhe 4 për Partinë Demokratike. Azmer Duleviç nga 'Nisma Shqipëria Bëhet' i duhen 519 vota për të marrë mandatin e 16-të në Fier. Në këtë rast PS mund të humbasë një mandat, dhe jashtë parlamentit do të mbetej Zegjine Çaushi. Çaushi rrezikon mandatin jo vetëm nga jashtë partisë, por edhe brenda PS-së, pasi fitoi me vetëm 64 vota më shumë se rivalja e saj brenda partisë, Maldrita Bardhos./ZËRI

Poll

MOS HUMB