Video

Biznesmeni u mor peng për të shlyer kredinë e Iute Credit

Më pas telefonuan bashkëshorten e Agalliut, të cilës i kërkuan 20 milionë lekë të vjetra.

F.m
Biznesmeni u mor peng për të shlyer kredinë e Iute Credit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Biznesmeni Edvar Agalliu u mor peng pasi autorët donin të shlyenin kredinë që kishin marrë tek institucioni financiar “Iute Credit”. Togat e zeza të Dhomës Penale në Gjykatën e Tiranës vendosën "arrest në burg" për personat e përfshirë në pengmarrje. Sulejman Sina ishte ai që mori përsipër fajin lidhur me rrëmbimin e 68-vjeçarit dhe si bashkëpunëtor, përmendi të vëllanë, Klinton Sina. Të dy vëllezërit, bashkë me Idajet Mashollarin morën forcërisht në makinë biznesmenin dhe më pas, e dërguan në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë. Më pas telefonuan bashkëshorten e Agalliut, të cilës i kërkuan 20 milionë lekë të vjetra. Gruaja ia dha paratë Bajram Ibraliut në zonën e Saukut. Këto para, autorët do i ndanin në mënyrë të barabartë, por fillimisht ata bënë një pagesë prej 3 milionë lekësh të vjetra në institucionin financiar “IuteCredit”, atje ku edhe kishin marrë kredi. Ndaj dhe kjo sasi parash mungonte, pasi Policia gjeti vetëm rreth 17 milionë lekë të vjetra brenda automjetit që drejtohej nga Sulejman Sina, ku pasagjere ishte e dashura e tij, Nikoleta Begolli. Të arrestuarit rrezikojnë 10-20 vite burg për pengmarrje, nëse do të shpallen fajtorë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB