Video

Ekstradohet nga Dubai Florenc Çapja

Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

F.m
Ekstradohet nga Dubai Florenc Çapja
Florenc Çapja

TIRANË- Florenc Çapja është ekstraduar në Shqipëri! Nga Dubai, Florenc Çapja ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të operacionit “The Wanted”, dhe do të vuajë dënimin me burg të përjetshëm pasi është dënuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja. Florenc Çapja ishte shpallur në kërkim edhe pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili pretendon se Çapja i ka ofruar shumën prej 200 mijë Eurosh për të vrarë Sokol Sanxhaktarin. Florenc Çapja është personi i tretë që ekstradohet nga Dubai, pas Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt.

Poll

MOS HUMB