
TIRANË- Një turist amerikan ka vrarë me thikë gruan e tij, 54-vjeçaren Sandra Holley. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Brandon Saporito dhe Sandra Holley ishin vendosur në një apartament me qira në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi" në lagjen “Gjuhadol” pasi kishin ardhur për të vizituar Shkodrën.
Por, një natë më parë, amerikani kishte konsumuar shumë alkool dhe në mëngjes është konfliktuar me bashkëshorten, të cilën në sherr e sipër e ka qëlluar për vdekje me thikë. Më pas ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët. Ai është dërguar fillimisht në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por më pas do të vihet në pranga pasi do të përballet me drejtësinë për krimin e kryer.