
EKUADOR- Dy shqiptarë që ishin marrë peng nga një grup kriminal në Ekuador, janë shpëtuar. Mediat vendase shkruajnë se është zhvilluar një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Rinconada dhe Ayampe në Ekuador. Forcat e rendit patën dhe një shkëmbim zjarri me disa trafikantë të armatosur gjatë bastisjes së fermës ku mbaheshin peng dy shqiptarët dhe tre ekuadorianë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë. Pas neutralizimit të situatës, autoritetet bëjnë me dije se i kanë shpëtuar të pestë personat që ishin marrë peng. Katër persona, anëtarë të grupit kriminal, janë vënë në pranga.
/ZËRI