Video

Atentati në Lundër, grupi hetimor ka në dorë 17 profile ADN-je

Kështu, mund të jenë një hap më pranë zbulimit të autorëve që qëlluan ndaj mjetit të “Pelikani Security”, brenda të cilit kishte edhe fëmijë.

F.m
Atentati në Lundër, grupi hetimor ka në dorë 17 profile
Atentat në Lundër

TIRANË- Grupi hetimor ka në duar 17 profile ADN-sh, të cilat janë gjetur në vendin ku ndodhi atentati me 4 të plagosur në Lundër. Gjetjet në vendin e ngjarjes janë dërguar në laboratorin mjeko-ligjor të Policisë së Shtetit, atje ku ADN-të do të krahasohen me databazën që kanë blutë për të gjithë personat e proceduar. Kështu, mund të jenë një hap më pranë zbulimit të autorëve që qëlluan ndaj mjetit të “Pelikani Security”, brenda të cilit kishte edhe fëmijë.

Nga 17 ADN e përftuara, 2 prej tyre janë profile të plota, ç’ka rrit shpresat për hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve, ndërsa 2 të tjera i përkasin fëmijëve të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Pranë vendit ku ndodhi atentati janë gjetur edhe pinca, mjete të tjera pune dhe një shall. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 prillit. Autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip 'G Class', ku po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç dhe Dior Demiraj, 11 vjeç. Të katërt po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së 11-vjeçarit që e festuan në Pjezë të Durrësit. Autorët dyshohet se kanë kaluar përmes Vishnjes, Picallës, Saukut, Mjullës, Liqenit të Farkës dhe rrugës së agallarëve. Nga aty kanë dalë në vendin ku dhe i kanë bërë pritë automjetit. Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët e armatosur me dy kallashnikovë dhe me motorin e përdorur për atentatin udhëtuan deri në fshatin Fikas, Elbasan ku braktisën motomjetin e më pas janë zhdukur.

Poll

MOS HUMB