Aktualitet

"Udhëtime" në BE me dokumente false...falsifikonin pasaporta, karta e patenta, pranga 2 të rinjve (EMRAT)

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi polake, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1700 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dokumenteve false, 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë.

zh.ll

 

"Udhëtime" në BE me dokumente false...falsifikonin
pamje nga policia

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se falsifikonin dhe shisnin dokumente të shteteve të Bashkimit Europian. Sipas njoftimit të Policisë, të rinjtë të moshës 22 vjeç, Hajdar Bajrami dhe Bujar Meta, prodhonin dhe shitnin dokumente false të shteteve të BE-së. 

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi polake, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1700 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dokumenteve false, 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Imitimi”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që falsifikonin dokumente të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen dokumente polake dhe austriake, të dyshuara të falsifikuara, 1700 euro, 2 mjete dhe celularët e të arrestuarve. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i përdorimit të metodave hetimore speciale dhe bashkëpunimit me gazetarët e emisionit “Piranjat”, finalizuan operacionin e koduar “Imitimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit H. B., 22 vjeç dhe B. M., 22 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas prodhonin dhe shitnin dokumente false të shteteve të BE-së.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi polake, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1700 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dokumenteve false, 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, dhe në drejtimin e saj, Policia e Tiranës vijon hetimin për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Tiranës falënderon gazetarët e emisionit “Piranjat”, për bashkëpunimin, dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar konform detyrave funksionale, për çdo rast të paraqitur nga media.

MOS HUMB