LIVE UPDATES

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me gurë e ujë me presion, protestuesit shpërndahen, mblidhen në bulevard

♦DITA 12! ♦Protesta kombëtare e studentëve, ka filluar me tensione ku drejt godinës së Ministrisë së Arsimit u hodhën gurë. ♦Të rinjtë u përplasën edhe me efektivët, ku fillimisht vendosën koshat e djegur para tyre dhe më pas vijoji hedhja e gurëve drejt tyre. ♦Policia u përgjigj me ujë e gaz lotsjellës. ♦ Protestuesit u shpërndanë duke u vendosur përpara Kryeministrisë. ♦Ndërkohë sot edhe Partia Demokratike ka nisur protestën para Kryeministrisë në mbështetje të studentëve. ♦Demokratët dhe qytetarët kanë djegur tryezën e dialogut të kryeministrit Rama, të vendosur mëngjesin e sotëm.

25 artikuj për këtë temë.
15 ORE ME PARE

Bizneset sërish në shënjestër, protestuesit thyejnë xhamat e dyqanit të një kompanie celulare (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
protestuesit demtojen xhamat e dyqnit te one albanias

TIRANË- Përveç përplasjeve në rrugë, protesta në kryeqytet është shoqëruar edhe me dëmtime ndaj bizneseve. Icidenti i radhës është regjistruar në rrugën 'Vasil Shanto' ku një grup protestuesish kanë goditur fasadën e xhamit të një dyqani të kompanisë celulare One Albania.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sipas informacioneve, për thyerjen e xhamave janë përdorur barriera metalike dhe shufra hekuri, duke shkaktuar dëme në ambientet e biznesit.

Ngjarja vjen pas incidenteve të tjera të raportuara gjatë protestës, ndërsa dëmtimi i dyqanit shton rastet e dëmeve materiale në kryeqytet./ZËRI

15 ORE ME PARE

Flakët përfshijnë një kioskë pranë Bankës së Shqipërisë, më herët u dogjën edhe kosha mbeturinash (VIDEO)

 

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
FOTO NGA DJEGIA E KIOSKES

TIRANË Një kioskë në qendër të kryeqytetit është përfshirë nga flakët gjatë protestës së kësaj të shtune. Objekti ndodhet përballë Bankës së Shqipërisë pranë një stacioni autobusi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ky është një tjetër incident i regjistruar gjatë protestës, pas djegies së disa koshave të mbeturinave në rrugë të ndryshme të Tiranës.

Zjarri në kioskë shton bilancin e dëmeve materiale të raportuara gjatë zhvillimeve të sotme në kryeqytet, ku situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje./ZËRI

15 ORE ME PARE

Protesta në Tiranë, një person dërgohet pa ndjenja te Trauma me dëmtime në sy, dyshohet për plumb gome

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto

TIRANË- Një person është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pas një incidenti të regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në kryeqytet.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:15 kur një automjet i një televizioni ka dërguar në spital personin e dëmtuar në zonën e syrit.

Sipas informacioneve paraprak ai është transportuar pa ndjenja dhe me gjakderdhje të konsiderueshme në pjesën e syrit. Dyshohet se dëmtimi mund të jetë shkaktuar nga një plumb gome, por shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende dhe pritet të verifikohet./ZËRI

16 ORE ME PARE

Përballë Parlamentit, fishekzjarrët ndriçojnë qiellin mes përplasjes së protestuesve me policinë (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto nga protesta

TIRANË-  Përplasjet gjatë protestës kanë vijuar edhe në rrugën 'George W. Bush' përballë Parlamentit, ku protestuesit kanë hedhur sasi të mëdha fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve të Policisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Përveç mjeteve piroteknike, protestuesit kanë përdorur edhe lazerë, duke i drejtuar nga efektivët e vendosur përballë tyre.

Zona pranë Parlamentit është kthyer në një tjetër pikë tensioni gjatë protestës, teksa hedhja e vazhdueshme e fishekzjarrëve shoqëron përplasjet me forcat e rendit./ZËRI

16 ORE ME PARE

Rama publikon pamjet nga selia e PD-së: 'Studentët' në Universitetin e Dhunës (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto e publikuar nga kryeministri edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë duke publikuar një video nga selia e Partisë Demokratike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në pamjet e shpërndara nga kreu i qeverisë, shfaqet oborri i selisë së PD-së, ku dallohen persona të maskuar. Rama e ka shoqëruar videon me një mesazh duke iu referuar protestuesve si 'studentët' në Universitetin e Dhunës.

“‘Studentët’ në Universitetin e Dhunës, e shtunë 24 tetor, ora 15:30”, shkruan Rama në postimin e tij, duke komentuar në këtë mënyrë zhvillimet e protestës në kryeqytet./ZËRI

16 ORE ME PARE

Flakët përfshijnë Ministrinë e Infrastrukturës, molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
perfshihet nga flaket ministria e infrastruktures dhe energjise

TIRANË- Përshkallëzimi i protestës në kryeqytet është shoqëruar me zjarre pranë institucioneve publike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përfshirë nga flakët, ndërsa molotovë janë hedhur edhe në drejtim të Bashkisë së Tiranës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, situata në sheshin 'Skënderbej' paraqitet kaotike teksa vijojnë tensionet gjatë protestës./ZËRI

16 ORE ME PARE

Molotovët ndezin flakët pranë selisë së PS-së, policia krijon perimetër sigurie rreth godinës (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
ZJARR PRAN SELISE SE PS-SE

TIRANË-  Flakët pranë selisë së Partisë Socialiste kanë shënuar një tjetër moment tensioni gjatë protestës në kryeqytet. Pas hedhjes së molotovëve zjarre janë përhapur në hapësirën pranë godinës, ndërsa forcat e Policisë janë vendosur në mbrojtje të selisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Efektivët kanë krijuar një perimetër sigurie rreth objektit dhe janë pozicionuar në zonën pranë Teatrit të Kukullave, duke mbajtur nën kontroll hapësirën përreth godinës.

Ndërkohë sheshi 'Skënderbej' vijon të jetë pika ku janë përqendruar protestuesit, të cilët nuk janë larguar nga zona. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet pranë selisë së PS-së i shtohen episodeve të përplasjeve të regjistruara gjatë protestës./ZËRI

16 ORE ME PARE

Breshëri fishekzjarrësh drejt policisë në sheshin 'Skënderbej', tensionet vijojnë në Tiranë (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto nga sheshi skenderbej

TIRANË- Tensionet janë zhvendosur në sheshin 'Skënderbej' ku një grup protestuesish kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve të Policisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Situata në zonë paraqitet kaotike, ndërsa përplasjet vijnë pas disa orësh protestash në kryeqytet. Gjatë kësaj kohe protestuesit kanë sulmuar pronën publike dhe private, duke shtuar tensionin në rrugët e Tiranës./ZËRI

17 ORE ME PARE

Koçiu për protestën në Tiranë: Tentativa për të fabrikuar një 'revolucion popullor' dështoi (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
pamje te publikuara nga koçiu

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë duke e cilësuar atë si një përpjekje të dështuar për të krijuar me forcë një 'revolucion të popullit'.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe pamje të një grupi protestuesish që marshojnë në rrugët e kryeqytetit, Koçiu ka kritikuar përshkallëzimin e protestës dhe përfshirjen e saj në akte dhune.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zv.kryeministrja pretendon se protesta e prezantuar si një lëvizje studentore ka përfunduar e përfshirë në atë që ajo e cilëson si një grupim të dhunshëm duke akuzuar organizatorët se nuk kanë në vëmendje as studentët dhe as të ardhmen e vendit.

Në reagimin e saj Koçiu vë përballë dialogun dhe dhunën, duke argumentuar se e para u përket atyre që kanë argumente për të paraqitur, ndërsa e dyta është shenjë e mungesës së alternativave.

Reagimi i Koçiut:

Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë

Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më./ZËRI

17 ORE ME PARE

Në zemër të kryeqytetit, sheshi 'Skënderbej' shndërrohet në fushëbetejë

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto nga protesta ne sheshin skenderbej

TIRANË-  Situata në kryeqytet është tensionuar edhe në sheshin 'Skënderbej' ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë shoqëruar me hedhje gurësh, molotovësh dhe fishekzjarrësh.

Lëndët piroteknike të hedhura në shesh kanë shkaktuar disa vatra të vogla zjarri, ndërsa tymi është përhapur në zonë duke u përzier me gazin lotsjellës të përdorur nga efektivët për të përballuar situatën.

Nga ana tjetë forcat e policisë janë pozicionuar në disa pika të sheshit, ndërsa prani e shtuar e efektivëve raportohet edhe pranë selisë së Partisë Socialiste.

Incidentet në sheshin 'Skënderbej' janë pjesë e tensioneve që kanë përfshirë disa zona të Tiranës gjatë protestës, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë./ZËRI

17 ORE ME PARE

Hedhja e molotovëve drejt policisë, efektivi përfshihet nga flakët (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
perfshihen nga flaket efektivi

TIRANË- Hedhja e molotovëve në drejtim të forcave të policisë gjatë protestës në kryeqytet ka shkaktuar incidente, ku një efektiv dhe një protestues janë përfshirë nga flakët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një prej efektivëve është përfshirë nga flakët pas hedhjes së një molotovi ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë menjëherë për t’i shuar ato dhe për ta ndihmuar.

Në të njëjtin moment, flakët kanë përfshirë edhe xhaketën e një të riu. Ai ka arritur t’i shuajë vetë flakët, ndërsa incidenti është regjistruar gjatë përplasjeve që kanë shoqëruar protestën.

Situata vijon të jetë e tensionuar, me hedhje të lëndëve piroteknike dhe përdorim të gazit lotsjellës në përballjen mes protestuesve dhe forcave të rendit./ZËRI

17 ORE ME PARE

Tetë të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre deputeti, policë dhe përfaqësues të mediave

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto nga protesta

TIRANË- Tetë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin e Traumës pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte në Tiranë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mes personave që kanë marrë trajtim mjekësor janë një deputet i Kuvendit dy përfaqësues të mediave, një efektiv policie dhe katër protestues.

Gjashtë prej tyre janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' (QSUT). Bëhet fjalë për deputetin, një përfaqësuese të medias dhe katër protestuesit. Sipas ministrisë të gjashtë kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Ministria bën me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Bilanci i të lënduarve vjen pas përplasjeve dhe incidenteve të shënuara gjatë protestës në disa zona të kryeqytetit.

Njoftimi i Ministrisë:

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 24 tetor 2026 ora 16:30

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së sotme, sipas informacioneve paraprake në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim:

QSUT

- Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë

- Një përfaqësuese e medias

- Katër protestues

Të gjithë të lënduarit kanë  lenë spitalin pas marrjes së trajtimit.

SUT

- Një efektiv policie

- Një përfaqësues i medias

Gjendja shëndetësore stabël./ZËRI

17 ORE ME PARE

Flakët përfshijnë Teatrin e Kukullave në Tiranë pas hedhjes së molotovëve (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
i vihet zjarri teatrit te kukullave

TIRANË-  Teatri i Kukullave në kryeqytet është përfshirë nga flakët, pasi një grup protestuesish kanë hedhur disa molotovë në drejtim të godinës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Si pasojë e zjarrit flakët kanë përfshirë pjesën e jashtme të teatrit, ndërsa incidenti shënon një tjetër përshkallëzim të situatës gjatë protestës në Tiranë.

Ngjarja vjen në një moment kur tensionet janë shtrirë në disa zona të kryeqytetit, ku janë regjistruar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë./ZËRI

18 ORE ME PARE

Tensionet përhapen në qendër të Tiranës, gaz lotsjellës te sheshi 'Skënderbej' (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto nga seshi skenderbej

TIRANË- Protesta në kryeqytet është shtrirë në disa zona, ndërsa tensionet janë zhvendosur edhe drejt sheshit 'Skënderbej'ku policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Një grup qytetarësh është afruar pranë godinës së Bashkisë së Tiranës, ku një prej protestuesve është ngjitur në pjesën e dritareve të ndërtesës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkoh grupe të tjera protestuesish janë mbledhur në lulishten e sheshit 'Skënderbej' dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Incidente janë regjistruar edhe pranë Ministrisë së Brendshme, e cila është goditur me gurë.

Tensionet kanë vijuar edhe në zonën e 'Urës së Bllokut' ku protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në të dy anët e rrugës. Disa prej koshave janë përmbysur, duke penguar qarkullimin.

Situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar me protestuesit të shpërndarë në disa pika të Tiranës dhe ndërhyrjen e policisë për të përballuar incidentet./ZËRI

18 ORE ME PARE

Flakët përfshijnë hyrjen e Ministrisë së Mjedisit, përshkallëzohen incidentet në Tiranë (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto

TIRANË-  Protesta në kryeqytet është shoqëruar me incidente të tjera, ndërsa një prej dyerve të godinës së Ministrisë së Mjedisit është përfshirë nga flakët pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin hyrjes së institucionit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Situata e tensionuar është shtrirë edhe në zona të tjera të Tiranës. Më herët protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në kryqëzimin e '21 Dhjetorit' duke bllokuar qarkullimin në këtë aks.

Ndërkohë, grupe protestuesish janë përqendruar në disa pika të kryeqytetit, mes tyre pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshit 'Skënderbej'.

Incidentet e njëpasnjëshme shënojnë një tjetër përshkallëzim të situatës gjatë protestës, me tensionet që janë shtrirë përtej zonës para Kryeministrisë./ZËRI

18 ORE ME PARE

Shoqërime gjatë protestës në Tiranë, policia merr disa protestues (VIDEO)

 

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto

TIRANË-  Policia ka nisur shoqërimin e disa personave të pranishëm në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Deri më tani nuk ka informacion të detajuar mbi identitetin e personave të shoqëruar apo arsyet konkrete të ndërhyrjes së policisë ndaj tyre.

Ndërkohë, protesta në kryeqytet vijon mes tensioneve, ndërsa situata mbetet e paqartë lidhur me numrin e personave të shoqëruar./ZËRI

 

18 ORE ME PARE

Tensionet zhvendosen drejt Parkut Rinia, policia shpërndan protestuesit nga Bulevardi

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto

TIRANË- Ndërhyrja e policisë ka tensionuar situatën në Bulevard ku efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Gjatë përplasjes janë dëgjuar edhe të shtëna që dyshohet se kanë qenë me plumba gome, ndërsa protestuesit dyshohet se kanë përdorur molotovë.

Pas ndërhyrjes turma është shpërndarë në disa drejtime. Një pjesë e protestuesve është tërhequr drejt Parkut Rinia, ndërsa të tjerë kanë kaluar në anën tjetër të lumit Lana.

Pavarësisht largimit të protestuesve nga Bulevardi situata mbetet e tensionuar pasi ndërhyrja e forcave të policisë vijon në zonën e Parkut Rinia./ZËRI

19 ORE ME PARE

Përplasje para Kryeministrisë, hidhet gaz lotsjellës dhe ujë me presion, protestuesit rezistojnë (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
foto nga protesta

TIRANË- Situata është tensionuar para Kryeministrisë teksa turma e protestuesve është përballur me forcat e policisë, të cilat kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të ndaluar avancimin e tyre drejt institucionit.

Pavarësisht ndërhyrjes protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në shesh dhe të rezistojnë, ndërsa përplasjet janë shoqëruar me hedhje të përsëritura të gazit lotsjellës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Tensionet nuk janë kufizuar vetëm në zonën para Kryeministrisë. Gaz lotsjellës është hedhur edhe pranë Ministrisë së Brendshme ku sipas pamjeve të siguruara nuk raportohet të ketë pasur përplasje të drejtpërdrejta.

Përdorimi i gazit lotsjellës ka ngritur shqetësime edhe për praninë e fëmijëve në protestë, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar në zonat ku janë mbledhur protestuesit./ZËRI

19 ORE ME PARE

Irini Qirjako në krah të studentëve në protestë: Më flet shpirti (VIDEO)

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
irini qirjako

TIRANË- Këngëtarja e njohur Irini Qirjako i është bashkuar sot protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit duke zgjedhur të jetë mes të rinjve në ditën e 12-të të protestave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Artistja Qirjako është shfaqur në krah të studentëve duke shprehur mbështetjen e saj për kauzën e tyre dhe për zërin e të rinjve që prej ditësh protestojnë në Tiranë.

E pyetur për praninë e saj në protestë këngëtarja e njohur Irini Qirjako u shpreh shkurtimish se asaj i flet shpirti.

Me këtë mesazh Qirjako iu bashkua zërave të qytetarëve, pedagogëve, mjekëve dhe artistëve që kanë shprehur solidaritet me studentët gjatë protestave.

Studentët vijojnë prej ditësh mobilizimin e tyre, ndërsa protesta e sotme është kthyer në një tubim më të gjerë, ku krahas të rinjve janë bashkuar edhe kategori të tjera të shoqërisë./ZËRI

20 ORE ME PARE

Nisin tensionet! Studentët hedhin gurë drejt Ministrisë dhe efektivëve, policia u përgjigjet me ujë

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
pamje nga ngjarja

TIRANË-Janë regjistruar tensionet e para në protestën e sotem, ku fillimisht studentët ngritën një barrikadë mes tyre dhe forcave policore me kosha të mbeturinave në flakë. Protestuesit nisën edhe përplasjet me efektivët duke u hedhur gurë e kapsolla, ndërsa Policia u kundërpërgjigj duke hedhur ujë me presion.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

21 ORE ME PARE

Protesta kombëtare, Policia: Protestuesit të distancohen nga 'maskat', prindërit të mos lejojnë fëmijët në tubim

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
Albert Nushi

TIRANË-Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve në rrjetet sociale për grumbullimin e personave të maskuar dhe përdorimin e mjeteve të rrezikshme për ushtrimin e dhunës. Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, njoftoi se kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës dhe personat me maska, ndërsa ka kërkuar nga prindërit të mos lejojnë fëmijët e tyre në tubim. 

Deklarata e Albert Nushit, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike:

Nisur nga thirrjet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në grupet e hapura në platformat online për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me lëndë piroteknike, bomba Molotov, sfera dhe vida metalike, shkopinj druri e metalikë, gurë dhe sende të tjera të forta, me qëllim ushtrimin e dhunës gjatë tubimit të paralajmëruar për ditën e sotme, Policia e Shtetit ka shtuar masat parandaluese dhe reaguese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Edhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka konstatuar thirrje të shumta për sulme ndaj punonjësve të Policisë, shkatërrimin dhe djegien e automjeteve të Policisë, si dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.

Në lidhje me këto thirrje, Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal dhe strukturat e specializuara po kryejnë veprime hetimore për identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Personat që synojnë ta shfrytëzojnë tubimin për të ushtruar dhunë, pavarësisht maskimit apo përpjekjeve për të fshehur identitetin, do të identifikohen dhe do të përballen me përgjegjësinë ligjore.

Pjesëmarrësit në tubim të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve të paligjshme.

U bëjmë thirrje prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë në tubime apo të qëndrojnë në ambiente ku siguria e tyre mund të vihet në rrezik nga përplasjet dhe aktet e dhunshme të paralajmëruara në rrjetet sociale. Mbrojtja e fëmijëve nga situatat e rrezikshme është përgjegjësi e përbashkët.

Gazetarët dhe operatorët mediatikë që raportojnë nga terreni, të respektojnë perimetrat e sigurisë të përcaktuar nga Policia dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, për të shmangur rrezikimin e jetës dhe shëndetit të tyre. Vlerësojmë maksimalisht rëndësinë e informimit të publikut dhe të ushtrimit të lirë të veprimtarisë gazetareske, në respektim të masave të sigurisë.

Edhe një herë, apelojmë për qetësi, përgjegjshmëri dhe respektim të ligjit, në mënyrë që tubimi të zhvillohet paqësisht dhe pa cenuar sigurinë e askujt.

E drejta kushtetuese për t'u tubuar paqësisht do të respektohet dhe mbrohet, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, sulme ndaj punonjësve të Policisë apo shkatërrim të pronës.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë në terren do të veprojnë në përputhje me ligjin, duke respektuar parimin e proporcionalitetit në reagimin ndaj çdo akti dhune dhe paligjshmërie.

21 ORE ME PARE

PD nis protestën para Kryeministrisë, djegin shiltet rreth sofrës së dialogut të thirrur nga Rama

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Protestuesit e mbledhur pranë selisë së Partisë Demokratike marshuar drejt Kryeministrisë, pas paralajmërimit për zhvillimin e protestës kombëtare të studentëve.

Në krye të marshimit u vendosën deputetët e Partisë Demokratike, të cilët më pas nisën protestën përpara godinës së qeverisë. Protestuesit e PD-së dogjën shiltet e vendosura rreth sofrës së dialogut të thirrur nga kryeministri Edi Rama me thirrjet 'dorëheqje'. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Tubimi zhvillohet në ditën e 12-të të protestave studentore, ndërsa opozita ka deklaruar mbështetjen e saj për kërkesat e studentëve.

23 ORE ME PARE

Protesta e thirrur në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe Vlorës nisen drejt kryeqytetit

Protesta kombëtare! Nis 'lufta' studentë-efektivë me
organizimi i demokratëve

TIRANË-Nga Shkodra, Vlora dhe bashkitë e tjera të vendit, demokratët janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare kundër qeverisë. Lëvizja vjen pasi në orën 12:00 Partis Demokratike ka thirrur një tubim në mbështetje të studentëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Rreth 80 deri në 100 persona të tjerë pritet të nisen nga degët e Partisë Demokratike në Selenicë dhe Himarë. Një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve pritet që pas protestës së PD-së t’i bashkohet edhe protestës së studentëve që do të zhvillohet në Tiranë.

23 ORE ME PARE

Protesta kombëtare/ Policia “blindon” rrugën e Arbrit, kontrolle të shtuara edhe në Qafë-Thanë

screenshot-20-4-6adc713dbbc83.jpg

TIRANË-Teksa sot në ditën e 12-të të tubimeve është paralajmëruar protesta kombëtare, policia e shtetit ka shtuar masat. Forcat e drejtorisë vendore të Policisë Dibrës janë vendosur para hyrjes së tunelit të Murrizit duke vëzhguar e kontrolluar lëvizjen e automjeteve dhe protestuesve nga Qarku Dibër.

Efektivët kanë bërë ndalimin e disa automjeteve bazuar në dyshimet se mund të ketë persona që do të bëhen pjesë e protestës në Tiranë, por deri tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.

Ndërkohë kontrollet janë shtuar edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku prej ditës së djeshme janë angazhuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjetet që hyjnë në territorin shqiptar. Kontrollet lidhen me dyshimet për transportimin e sendeve të ndaluara, si dhe me informacionet se grupe të caktuara shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut mund të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës./ZËRI

1 DITE ME PARE

Tavolinë guri e jastëk në asfalt, Rama bën sërish thirrje për dialog

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje për dialog protestuesëve. Para kryeministrisë është vendosur një tavolinë prej guri dhe rreth e rrotull saj disa jastëkë. Kjo është dita e pestë që Rama bën thirrje për dialog, ndërsa herët më parë protestuesit kanë refuzuar ftesën e tij.

Sot në Tiranë pritet të mbahet protesta kombëtare e studentëve, e cila shënon ditën e 12-të të tubimeve. Në protestë pritet të marrin pjesë studentë nga kryeqyteti dhe rrethet, ndërsa në shenjë solidariteti janë bashkuar edhe pedagogë, mjekë, sindikata dhe përfaqësues të biznesit të vogël./ZËRI

Poll

MOS HUMB