BULQIZË- Një 53 vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja është bërë e ditur pasditen e së martës kur familjarët e të dëmtuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.
Sipas informacionit paraprak të policisë rreth orës 14:10 spitali ka njoftuar Komisariatin e Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit me inicialet U. F. rreth 53 vjeç kishin kërkuar ndihmë pasi ai dyshohej se ishte sulmuar nga një kafshë e egër konkretisht një ari.
Pas njoftimit, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se 53 vjeçari kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar plotësisht atë.
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.
Trupi i pajetë i shtetasit U. F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI