Aktualitet

Plagosja në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi transportohet nga Berati drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:46, ndërsa efektivi, me inicialet E. D. ka marrë një plagë në shpatull.

M.K.
Plagosja në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi
FOTO ILUSTRUESE

KUÇOVË- Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur pasditen e kësaj të marte në Bazën Ajrore të Kuçovës pasi është qëlluar me armën e shërbimit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:46, ndërsa efektivi, me inicialet E. D. ka marrë një plagë në shpatull.

Pas incidentiT atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, me parametrat jetësorë brenda normës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, efektivi është transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë Policia Ushtarake ka nisur verifikimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar se si ka ndodhur plagosja me armën e shërbimit.

 Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit. Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit. 

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.

Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për  dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.Ministria e Mbrojtjes po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë./ZËRI

MOS HUMB