Aktualitet

"Djali nuk ishte raportuar për probleme"/ Detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri në Itali: E rriti e vetme...

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryebashkiaku i Chiarit, Gabriele Zotti, i cili është shprehur i tronditur nga krimi dhe ka theksuar se familja ishte e njohur në zonë.

zh.ll
"Djali nuk ishte raportuar për probleme"/ Detaje të reja nga
itali-pamje nga vendngjarja

ITALI- Vrasja e 39-vjeçares shqiptare Meleqe Lusha, e cila dyshohet se u vra nga djali i saj 21-vjeçar Eduart Xhani, ka tronditur komunitetin shqiptar në Chiari të Italisë. 

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryebashkiaku i Chiarit, Gabriele Zotti, i cili është shprehur i tronditur nga krimi dhe ka theksuar se familja ishte e njohur në zonë.

"Një episod i pashpjegueshëm që ngre një pyetje të madhe", tha kryebashkiaku i Chiarit.

Ai ka theksuar se i riu nuk ishte raportuar më parë për probleme.

“Është një djalë që deri më sot nuk ishte raportuar për probleme. Kjo e bën edhe më të vështirë të kuptohet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë e ka çuar drejt dhunës”, u shpreh Zotti.

Gjithashtu, Zotti ka treguar se e njeh personalisht një pjesë të familjes dhe se është pranë tyre në këtë moment të vështirë.

"Ata janë njerëz të mirë. Unë i njoh personalisht dy nga vëllezërit; ata punojnë në industrinë e ndërtimit. Jam veçanërisht i afërt me familjen. Është një krim, rrethanat e të cilit preferoj të mos i shpjegoj më hollësisht, duke ia lënë hetimin hetuesve", tha kryebashkiaku. 

Sipas raportimeve paraprake, Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio të Veronës në vitin 2005, ishte fëmijë i vetëm dhe kishte ndjekur shkollën në Chiari. Ai punonte si punëtor krahu në një fabrikë lokale. Ndërkohë, babai i tij raportohet se kishte qenë larg familjes prej njëfarë kohe.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 nëntorit, në banesën e tyre në një rrugicë anësore pranë Via Tagliata në Chiar. Pas krimit, i riu doli nga shtëpia dhe më pas u vetëdorëzuar te karabinierit në Kremona këtë mëngjes (3 nëntor) në orën 7:00 të mëngjesit.

"Unë vrava nënën time", u tha ai oficerëve, me rrobat e njollosura me gjak. Megjithatë, rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë mbeten për t'u zbardhur nga autoritetet italiane./ZËRI

MOS HUMB