TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën e tij për dialog për studentët, të cilët protestojnë prej ditësh. ndërsa sot kanë paralajmëruar një protestë kombëtare. Kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shfaqet sofra e gurtë para Kryeministrisë me letrat për dialog mbi të.
“Dialog” është thirrja dhe mesazhi që Rama ka përsëritur për studentët, ndonëse këta të fundit e kanë refuzuar vazhdimisht ftesën e tij për t'u ulur në tryezën e bisedimeve.
Prej 19-të ditësh, potestuesit vijojnë protestat me kërkesën e tyre të vetme: dorëheqjen e kryeministrit. Ata kanë refuzuar të zhvilloknë dialog me të, ndërsa më herët, gjatë ditëve të tjera të protestës kanë shkatërruar dhe djegur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë. Nga ana tjetër, Rama ka theksuar se ftesa për dialog nuk u drejtohet personave që kryejnë akte dhune, ndërsa paralelisht ka prezantuar edhe paketën anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve./ZËRI