Qytetërim

Zyrtare, Tonali do qëndrojë 10 muaj jashtë fushës së blertë

Presidenti i Federatës italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka deklaruar se Tonali do të përjashtohet për 10 muaj nga fusha e blertë. Po ashtu, Tonali për 8 muaj do të ndjekë program rehabilitimi, për t'u shëruar nga vesi i bixhozit.

D.XH
Zyrtare, Tonali do qëndrojë 10 muaj jashtë fushës së
Tonali

ITALI- Tashmë është zyrtare. Presidenti i Federatës italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka thënë se Sandro Tonali, do të përjashtohet për 10 muaj nga fusha e blertë.

Gjithashtu, Tonali do të duhet të ndjekë një program rehabilitimi për 8 muaj, në mënyrë që të shërohet nga vesi i bixhozit. Gravini ka bërë me dije dënimin ndaj Tonalit, në një konferencë për mediat.

“Prokurori i çështjes dhe Tonali kanë arritur një marrëveshje, që unë e kam miratuar. Marrëveshja konsiston në qëndrim jashtë fushave të blerta për 10 muaj dhe gjithashtu për 8 muaj, futbollisti do të ndjekë një program të rehabilitimit për çështjen e bixhozit”, deklaroi Gravini.

Ish-lojtari i Milanit ka thënë përpara hetuesve gjatë javës së kaluar, se ka vendosur baste sportive në platforma ilegale.

Tonali kishte vënë bast edhe për Milanin, ekipin ku ka luajtur vetë. Në këtë rast, parashikohet si rrethanë rënduese, por Prokuroria deklaroi se dënimi është zbutur, pasi futbollistët e hetuar kanë bashkëpunuar.

Edhe mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli, u dënua me 5 muaj qëndrim jashtë fushës së blertë. Fagioli bashkëpunoi me autoritetet dhe nuk kishte vënë bast për ekipin e tij.

Skandali i vendosjes së basteve tronditi Italinë, pasi shumë lojtarë akuzohen se kanë vendosur baste sportive. Lojtarëve profesionistë iu ndalohet, që të luajnë bixhoz./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB