Qytetërim

Sjelljet e gabuara të tifozëve, gjobitet Tirana, Kukësi dhe Erzeni

Tirana u dënua me gjobë në masën 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve.

i.h.
Sjelljet e gabuara të tifozëve, gjobitet Tirana, Kukësi dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Sjelljet e gabuara të tifozëve u kanë kushtuar klubeve shqiptare të Kategorisë Superiore. Komisioni i Disiplinës ka vendosur gjoba dhe ka skualifikime pas incidenteve në sfidave të javës së 9 të kampionatit. 

Tirana u dënua me gjobë në masën 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve.

Për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje të sende në fushë dhe mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, si edhe për faktins e Kukësi ka neglizhuar edhe përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, klubi u dënua me gjobë 100.000 lekë. Zyrtari i klubit verilindor, Naim Halili, për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes gjatë mbledhjes zyrtare para fillimit të sfidës, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Atij i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Klubi i Laçit paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

Edhe Erzeni dënohet për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët hodhën sende në fushën e lojës si dhe klubi nuk garantoi sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes. Gjoba ndaj klubit shijakas ëhstë 100.000 lekë dhe zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB