Qytetërim

Zbulohet fituesi i Topit të Artë, tifozët: E turpshme

Gazetari Fabrizio Romano tha se Messi pritet ta marrë çmimin edhe këtë vit. Fansat shpërthyen, duke u shprehur se kampioni i botës kishte sezon të dobët me PSG-në.

D.XH
Zbulohet fituesi i Topit të Artë, tifozët: E turpshme
Messi dhe Haaland

PARIS – Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka shkruar në X se Topin e Artë për 2023 do ta fitojë Leo Messi.

Nëse Messi fiton çmimin, ai bëhet futbollisti i vetëm që arrin ta marrë atë 8 herë.

Romano tha se pas Messit, më i vlerësuari do të jetë Erling Haaland. Norvegjezi fitoi tripletën, ndërsa performanca e tij ishte e jashtëzakonshme.

Fansat kanë reaguar, duke thënë se Messi, edhe pse ishte kampion bote, dështoi me PSG-në. Disa prej fansave shpërthyen në kritika.

Njëri shprehej se ky çmim ka humbur vlerën. Dikush tjetër deklaronte se Haland ishte i jashtëzakonshëm në këtë sezon. Ndërsa, kishte edhe komente më të ‘ashpra’, që thoshin se merita në futboll thjesht ka mbaruar.

Çdo vit, France Football i dhuron Topin e Artë, lojtarit më të mirë. Në garë për të fituar këtë trofe janë 30 emra, ndërsa favoritët kryesorë janë Messi dhe Haaland./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB