Qytetërim

'Zgërdhiheshe me Bardhin kur lutesha unë', Roza 'përplaset' me Sarën! Feja 'molla e sherrit'?

Në diskutime është përfshirë dhe Ilnisa.

E.K
'Zgërdhiheshe me Bardhin kur lutesha unë', Roza
Roza, Sara dhe Ilnisa gjatë diskutimit

TIRANË- Sara Gjordeni dhe Roza Lati janë përplasur sërish në shtëpinë e Big Brother Vip. Shkak këtë herë është bërë fakti se teksa Roza po lutej, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë qeshur. Kjo sipas moderatores është e pasjellshme dhe se muhabetin që dyshja po bënin, në këtë rast flokët e lyer të Bardhit mund ta bënin diku tjetër. Në diskutime është përfshirë dhe Ilnisa.

Pjesë nga diskutimi:

Sara: Te feja, mos më prek

Roza: Unë nuk të prek te feja, por ti nuk respektove momentin tim

Ilnisa: Po ajo po lutej

Sara: Ti nuk ishe aty

Ilnisa: Ule atë gisht

Sara: A ishe ti aty?

Ilnisa: Ule atë gisht! Ajo po të thotë që po lutej dhe nuk e respektove

Sara: Edhe Bardhi i tha që nuk po flisnim dhe nuk po qeshnim fare për ty

Roza: Nuk është se e kishte me të keq, por është pak fëmijërore me sjelljen e saj dhe nuk respekton tjetrin. Unë nuk po them se e bëri kastile

Sara: Po ne po qeshnim me faktin që ai ishte bërë biond

Roza: Kur e shikon që tjetra është duke u lutur, nuk të kushton gjë të marrësh Bardhin me flokët e bardha që doje t’ia komentoje, të zbrisnit dhe të më linit pak në një moment intim

Sara: Çfarë quan fëmijërore ti

Roza: Kjo sjellja që bëre kur unë isha duke u lutur

Sara: Ma imito pak fiks si e bëra

Roza: Të ka hipur vetja në qejf për një puthje? Çfarë e ke këtë sjellje kështu mi goc?!

Sara: Jo, unë kështu jam, po ti nuk je përballur me mua

Roza: Je fëmijaçe

Sara: Unë do ta kërkoj videon se feja është diçka e rëndësishme, nës nuk e kam bërë, do ikësh?

Roza: Ec mi ti me këto presione./ZËRI

Poll

MOS HUMB