
TIRANË- Endrik Beba është banori më i ri në Big Brother Vip. Këngëtari i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në spektakline e fundit, së bashku me modelen e njohur, Franceska Murati.
Banorët e rinj kanë zhvilluar biseda sot me të tjerët, duke zbuluar më tepër për veten. Artisti ka treguar sesi është njohur me bashkëshorten e tij, në kushte aspak normale. “Unë dhe bashkëshortja ime jemi njohur në varrim”, ka thënë Beba.
View this post on Instagram
Beba tregoi se gruaja i ishte afruar dhe i kishte thënë se mos ishte diplomat. “Më tha mos jam diplomat”, u shpreh ai. Më tej, këngëtari deklaroi se sigurisht që ka pirë kafe të tjera me bashkëshorten, për t’u njohur më mirë. Endriku tregoi mbrëmë se më 2015 ka pasur një marrëdhënie me Sara Gjordenin./ZËRI/